Kupa e Botës për Femra, rekord spektatorësh e…parash

Kupa e Botës për Femra teksa po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re që prej 20 korrikut, tashmë ka tejkaluar numrin e frekuentimit të të gjithë edicionit 2019, të luajtur në Francë.

Këtë fakt e ka bërë të ditur FIFA. Pas 48 ndeshjesh, frekuentimi i stadiumit arriti në 1 milion e 222 mijë, me një mesatare prej mbi 25 mijë persona për ndeshje dhe një rritje prej 29% krahasuar me edicionin e katër viteve më parë, në këtë fazë të turneut.

Në vitin 2019, spektatorët e të gjithë Kupës së Botës ishin rreth 1.1 milionë. Megjithatë, kishte më pak ekipe (24 kundër 32) dhe për këtë arsye më pak ndeshje (52 kundër 64). Disa ndeshje i kaluan parashikimet e spektatorëve.

Në ndeshjen e parë të Australisë kundër Irlandës në Sydnei, ishin prezent në tribuna mbi 75,000 njerëz. Mbi 1.715 milionë bileta janë shitur deri më tani, duke tejkaluar shumë objektivin fillestar të FIFA-s prej 1.3 milionë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!