Tomori-Erzeni finale në Berat, Dede ndjek rivalin…

Tomori-Erzeni sfida kryesore e javës së nëntë të Kategorisë së Parë zhvillohet këtë fundjavë në stadiumin ‘Tomori’.

Bylis udhëheq bindshëm te inferioret me 24 pikë të plota duke mos lënë vënd për diskutim për kreun, ndërkohë që beteja duket se do të jetë e gjitha për vendin e dytë e cila të dërgon menjëherë në Superiore. Erzeni vjen i dyti me 16 pikë, Tomori dhe Korabi ndajnë vendin e tretë me 15 pikë.

Në fakt, janë një mori skuadrash që lakmojnë biletën e dytë ndërsa dy prej tyre Tomori dhe Erzeni do të ndeshën këtë të diel në stadiumin e ‘Tomori”.

Klevis Dalipi, trajneri i beratasëve tha pas ndeshjes së kthimit të Kupës me Laçin se skuadra e tij mbetet e destinuar për të realizuar objektivin e ngjitjes në elitë. Ai nuk i kurseu futbollistët titullar pasi në fushë u panë: Haremi, Lala, Nako, Çaço, Zefi, Pepa, Kolgega, Kasmollari, Oshafi,Manellari etj.

Bëmë një paraqitje dinjitoze ndaj Laçit (1-1) por Tomori ka objektiv kampionatin. Të dielën presim një rival të drejtpërdrejtë për vendin e dytë. Na duhet të fitojmë për të marrë vendin e dytë. Skuadra ka gjëndje dhe pres më të mirën”, ndër të tjera Dalipi.

Ndërkaq, nuk mund të mungonte në atë takim (Laçi- Tomori luajtur në mesjavë në Pezë) faktori shijakas. Erzeni për shkak të rimbjelljes së ‘Tofik Jashari’-it, stërvitet në ‘Internacional’. Trajneri Nevil Dede, i shoqëruar nga drejtues të klubit por dhe portieri Isli Hidi, ndoqën ndeshjen duke studiuar nga pranë rivalin e javës. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!