Derbi rajonal, Korabi për tri pikë ndaj Burrelit

Derbi rajonal Korabi- Burreli pritet me optimizëm nga dibranët. Të dyja skuadrat verilindore tentojnë biletën për në Superiore.

Përgatiti: Fatmir Zhuzhi

Dibranët u eleminuan nga turi i dytë i Kupës këtë mesjavë duke u mundur nga Teuta e hequr dorë nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në vend.

Sidoqoftë, në mungesë të surprizës, sikundër një vit më parë teksa Korabi eleminoi Tiranën, trajneri Mërgjyshi duket se do të jetë tejet i fokusuar me të tijtë te përballja e së dielës me Burrelin në Peshkopi.

Ai thotë se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të Kupë.

Ndonëse kam luajtur me lojtarët e stolit,të cilët kishin më pak minuta të luajtura në kampionat jam mjaft i kënaqur nga skuadra.Por tani për ne Kupa quhet kapitull i mbyllur.Tani po mendojmë për kampionatin pasi siç dihet objektivi ynë është ngjitja në Superiore.

Derbi me Burrelin?

Ndaj Burrelit në derbin rajonal do duhet të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Një fitore ndaj Burrelit në shtëpinë tonë pas dy barazimëve në transfertë, do na e letësonte punën për të mos ju ndarë kreut.

Grupi?

“Jemi të kompletuar. E vetmja mungesë për ne është mbrojtësi i krahut të majtë Muça i cili në ndeshjen me Erzenin (0-0) u ndëshkua me të kuqe”, ndër të tjera Artan Mërgjyshi.

Ndeshja Korabi-Burreli, luhet të dielën në orën 14:00 në Peshkopi. Dibranët kanë 15 pikë dhe renditën të tretët. Tri pikë më pak (12) kanë matjanët e Sajmir Patushit pozicionuar të pestët pas 8 javëve.

Formacioni i mundshëm i Korabit:

Mehidri, Andoni, Sefgjini, Kurti, Disha, S.Mziu, Raza, Joti, Dragoj, Geci, T.Marku.Tr: A.Mërgjyshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!