E treta radhazi, Tirana- Dinamo për…Kupë

Fituesi (kush kalon me dy ndeshje) ndeshet me Partizanin në turin e tretë. E vajtjes 2-0 për Dinamon.

Derbi 140-të Tirana- Dinamo në orën 19:45 në ‘Air Albania Stadium’. Do të luajnë të kthimit të turit të dytë të Kupës së 70-të të Shqipërisë.

Dy të mëdhatë, kanë diktuar ndër vite në futbollin shqiptar aq sa një “godinë” e bollshme, nuk mjafton për të stivosur trofetë e Tiranës dhe Dinamos.

25 tituj të bardhebluve shto dhe 18 të bluve si dhe 29 Kupa të fituara nga dy kryeqyetetaset (16+13),imponojnë respekt e japin garanci për të tjera duele sportive të nivelit të lartë.

Dinamo- Tirana prodhoi në të vajtjes së Kupës, turi i dytë edicioni i 70-të një 2-0 të rëndë për bardheblutë, sot pritës në kryeqytet.

Tirana ka patur disa futbollitë të angazhuar me kombëtare të ndryshme por dhe Redon Xhixha nuk ka patur kondicionin e duhur fizik.

Në anën tjetër mungesat nuk i janë ndarë Dinamos gjatë gjithë kohës. Rekuperuar Sofranak teksa jashtë skuadre mbeten Harizaj, Sidibe dhe Haxhiu. Redon Mihana e Enis Gavazaj janë ‘peng’ i skemave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!