Prishtina shkarkon trajnerin

Zekirija Ramadani që prej shtatorit 2020 ishte në krye të Prishtinës në Superligën e Kosovës.

Trajneri nga Shkupi, teksa drejtoi Flamurtarin e Vlorës në 2016-të, arriti të fitojë titullin në Kosovë me kryeqytetasit por sot, ai është ndarë me klubin e famshëm kosovar.

Prishtina pas 13 javëve në kampionat, pozicionohet në vend të 6-të me 17 pikë. Shtatë pikë larg kreut që mbahet nga Ballkani.

Njoftimi i klubit:

FC Prishtina dhe trajneri Zekirija Ramadani e ndërpresin bashkëpunimin FC Prishtina njofton “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani.“Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020.Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshiron përzemërsisht suksese në karrierë.Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë, pasi me tri skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!