Prishtina emëron trajnerin e ri

Abdulah Ibrakoviç pason Zekirija Ramadanin në krye të Prishtinës.

Boshnjaku 51 vjeçar me të kaluar kryesisht në Bosnje dhe Austri si teknik, ka vendosur të marrë drejtimin e klubit kampion në Kosovë.

Futbolli në Kosovë nuk është i panjohur. Më herët e kam ndjekur ekipin e Prishtinës. Vitin e kaluar e kanë fituar titullin kampion dhe kanë qenë ekipi më i mirë në ligë. Tani kemi shumë lojtarë kualitativë. Ne duhet të ndryshojmë paksa në skemat e stërvitjeve dhe mënyrën e lojës”, ndër të tjera Abdulah Ibrakoviç.

Përgjatë karrierës së tij si trajner, 51-vjeçari ka punuar te Sloboda, Bratstvo, Velez, Çelik, Hetten dhe së fundi te Kapfenbergu në Austri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!