U19 fiton me MV, mbyll e treta

U19/ Grupi 7: Shqipëri-Maqedoni e Veriut 3-1

Kombëtarja e U19 u përball në ‘Elbasan Arena’ me Maqedoninë e Veriut, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e ‘Euro 2022’ finalet e të cilit do luhen në Sllovaki.

Pjesa e parë u mbyll barazim 1-1 teksa Shqipëria e Cungut kaloi përpara me penalltinë e Matës në t ë 19-tën ndërsa maqedonasit barazuan me një supergol në të 47-ën e pjesës së parë me Talakov.

Me startin e së dytës, U19 Kuqezi, realizoi dy herë të tjera me Pjeshkën (48′) dhe Bibon (50′). Fitorja nuk mjaftoi për të kaluar, por Kombëtarja e Shqipërisë deri në 19 vjeç, u pëlqye në këtë fushatë kualifikuese.

Ndeshja tjetër e Grupit 7, Serbi-Francë luajtur në Rrogozhinë u mbyll 1-2.

Grupi i luajtur në Shqipëri (Elbasan, Rrogozhinë) u fitua nga Franca ndërsa në fazën tjetër shkojnë së bashku me serbët. Shqipëria u rendit e treta me 4 pikë. MV mbylli me zero pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!