Spliti firmos biletën e Kroacisë në Katar, një autogol…

Kualifikuese ‘Katar 2022’: Kroaci- Rusi 1-0 (Kudriashov aut 81′)

Kroacia me një autogol të rusit Fedor Kudriashov pret biletën për në ‘Katar 2022’. Ndeshja finale e grupit H u luajt në Split aty ku kushtet klimaterike, kondicionuan jo pak skuadrat për të shprehur më të mirën e tyre.

Në fakt, vendasit me Luka Modriç dirigjent, e dominuan totalisht ndeshjen duke mbajtur nën prsion vazhdimisht Rusinë e Valeri Karpin. Në fund teksa rusët po ia dilnin (i’u mjaftonte barazimi për të mbyllur në krye) vjen ai top “fatkeq” i Kudriashov që përfundon në rrjetë.

Zllatko Daliç, trajneri i përfaqësueses ballkanase pas sinjalit përfundimtar të holandezit Deni Makiele u ‘mbyt’ në lot gëzimi. Kroacia e para me 23 pikë, Rusia në play off si e dyta me 22 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!