U21/ Shqipëria një finale në…Koper

U21: Slloveni-Shqipëri ora 18:00 në Koper për kualifikueset e Euro 2023 (Gjerorgji-Rumani)

Sot në stadiumin ‘Bonifika’ të Koperit, Sllovenia U21 vendase pret Shqipërinë U21 të teknikut Alban Bushi. Sfida për Shqipërinë merr mjaft rëndësi pasi dje Anglia pretendente ka mundur Çekinë 3-1 duke hapur skenare të tjera për dy vendet e para.

Kryeson Çekia me 12 pikë në 5 takime, ndjekin Anglia me 10 pikë në 4 ndeshje dhe Shqipëria 9-të në po aq duele (4). Në Grupin G gjëndën dhe Sllovenia, Kosova dhe Andorra.

Duke folur për këtë ndeshje trajneri i Kombëtares U21 Alban Bushi ndër të tjera tha:

 “Kam shumë besim që këtë edicion do të bëjmë shumë mirë, po kjo varet e gjitha nga ndeshja me Slloveninë. Ne kemi 9 pikë dhe mendoj se çfarëdo të ndodhë me Slloveninë prap jemi në valle”, fjalët e Bushit në konferencë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!