Reja: Italianët fitojnë në Angli

Angli-Shqipëri nesër në 20:45 në Wembley, flet trajneri

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja i shoqëruar nga Sokol Cikalleshi u shfaq para mediave në Londër për të folur lidhur me transfertën angleze.

Me grupin e futbollistëve u bashkua sot edhe i dëmtuari Armando Broja. Reja tha se në formacionin fillestar nuk ka vend për lojtarin e Sauthempton i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ndeshje prestigji, mendoni të merrni edhe rezultat pozitiv?

Të gjitha ndeshjet luhen për t’i fituar. E dimë që është ndeshje shumë e vështrë përballë një ekipi të madh jo vetëm individualisht, por edhe si ekip. Shqipëria duhet të bëjë ndeshjen perfekte, jemi këtu që të bëjmë një figurë të mire, pse jo të arrijmë dhe rezultat pozitiv.

Anglia i ka marrë me frikë italianët pas finales së Europianit?

Më bën të qesh. Kam menduar për Mançinin që ka fituar këtu. Shpresoj që të ketë hapur rrugën. Shpresoj që të jemi me fat. Anglia ishte favorite, por Italia e meritoi ta fitonte Europianin, edhe pse në fillim pësoi gol dhe u duk se do të pësonte të tjerë.

Do të jetë një provim pjekuria në një stadium të tillë si Wembley. Southgejt e vlerëson shumë punën tuaj …

Vlerën e Anglisë e dimë, por kam kërkuar të punoj në ekuilibrin e skuadrës. Në këtë pikëpamje, kemi punuar mirë. Nuk do të qëndrojmë vetëm në pritje të Anglisë, por edhe të sulmojmë. Dua të zhvillojmë një ndeshje të mirë, me personalitet, shpresoj që futbollistët e mi të mos kenë frikë, të luajnë ashtu siç dinë.

Dua të jenë 100% të fokusuar jo vetëm ata që do të luajnë titullarë, por edhe ata të pankinës. Më vjen mirë për vlerësimet e Southgejt, sepse realisht kemi zhvilluar eliminatore të mira me ndonjë gabim të vogël si në ndeshjet me Poloninë, ku humbëm, por nuk e kemi thënë fjalën e fundit, edhe pse duket e vështirë.

Cila është gjendja e skuadrës, e Brojës në veçanti? Cilat janë dilemat për formacionin?

Jam mësuar t’ua them futbollistëve se cilët do të luajnë një ditë para ndeshjes. Dyshimet janë gjithmonë. Mund të theksoj se kemi punuar shumë dhe sigurisht do të jetë e vështirë të bëj zgjedhjet, por të jeni të bindur që do të hedh në fushë ekipin më të mirë.

Broja është bashkuar tashmë me ekipin. Ka pasur probleme me kaviljen, neser do të shohim nëse do të jetë gati pasi të vlerësojmë situatën. Mund të them që nuk do të jetë titullar, kjo është e qartë. Shpresoj të jetë në gjendje të luajë.

Pse nuk u stërvitët në Wembley?

Ishte rrugë e gjatë deri në Wembley, kemi bërë këtë zgjedhje në një ambient më afër hotelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!