Anglia zbavitet me Shqipërinë në Wembley

Grupi I ‘Katar 2022’: Angli- Shqipëri 5-0 ( Meguajer 10′, Kejn 18′,33′, 45+2, Henderson 23′)

Anglia shpërfytyron Shqipërinë në Wembley duke e mposhtur në 45 minuta 5-0. Start zhgënjyes me anglezët që duken të papërmbajtshëm duke shënuar filimisht me Meguajër më pas Kejn, Robertosn dhe sërish kapiteni me numër nëntë me dy gola mjaft të bukur.

Në pjesën e dytë Shqipëria u përpoq të linte gjurmë por mundësia e shpèrdoruar nga Uzuni në pjesën e parë nuk erdhi për asnjë çast në të dytën.

Reja edhe pse pa ti largoheshin të dëmtuar lojtarë si Bare e Kumbulla e pësoi 5 gola (skuadra) gjeti fjalë pas ndeshjes:

Përqendrimi nuk ka të bëjë, ata u nisën shpejt, kur ke këtë fizik. Ne nuk i mbajtëm, për fat të keq janë më të fortë edhe në planin fizik. Kur gjen një Angli si kjo duhet të mundohesh të përmbash kundërshtarin dhe të përmbysnim situatat, por nga pikëpamja fizike kishte një diferencë të madhe.

Në pjesën e dytë u sistemuam e luajtëm me personalitet, por edhe ata u ndalën pak. E qarkulluan topin. Edhe unë bëra disa ndryshime duke hedhur lojtarë në planin fizik. Kishin dominim total në nisjet, se kur niseshin nuk i ndalnim kurrë, bëhej e vështirë të ndaleshin. Këta janë të fortë e kur nisen nuk ia del ti rrish mbrapa.” ndër të tjera trajneri.

Ndërkaq ndeshja e Shqipërisë U21 në Koper me Slloveninë U21 u mbyll 3-0 për vendasit. Muçi humbi një penallti për skuadrën e Bushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!