Kalari: Partizani do të çlirohet nga makthi

Zëvendës-trajneri i Partizanit, Renaldo Kalari sot në konferencë shtypi, theksoi se të kuqëve u duhet një fitore për të kthyer moralin e munguar. Ndaj Egnatias të dielën Partizani në tentaivë për suksesin e parë sezonal. Daja i pezulluar…

Kalari:

“Aspekti psikologjik? Dihet se pas humbjes në derbi, aspekti psikologjik nuk është I mirë, veç fatit dhe rezultatit që prodhoi ajo sfidë. Edhe këtë ndeshje, pothuajse ishim në gjysmëfushën e kundërshtarit. Duhet të jemi optimistë për ndeshjen e radhës, që I ka të treja rezultatet. Ajo çka kaluar, ka kaluar. Nuk kemi bërë asgjë ndryshe, veçse kemi vazhduar punën, me skuadrën që stërvitet maksimalisht, me ndeshjen pasardhëse për të marrë maksimumin”.

“Mungesa e fitores? Kanë qenë më shumë pikë të lënë, në bazë të asaj që kemi dhënë në fushë, sesa pikë të humbura. Egnatia është një ekip me kualitet, që ka marrë shumë pikë gjatë kësaj faze dhe duhet të ketë vëmendje maksimale. Derbi jonë është nesër”.

“Nuk mbaj mend të them të drejtën se kur kemi qenë pa fitore, por është loja që kemi zhvilluar që na bën optimistë. Kemi bërë ndeshje të mira. Mund t’i marrësh pikët në një mënyrë ose tjetër, por bëhet e vështirë më pas. Jemi të qetë sepse kemi dominuar në përgjithësi me të gjithë kundërshtarët”.

“Fitorja sjell kalimin e ngërçit? Besojmë se nesër do jetë dita e kthesës, atë po presim të gjithë. Stafi dhe lojtarët kanë besim dhe do Zoti mos ndalemi më”.

“Mungesat? Duke filluar nga trajneri, tifozët dhe Junior janë mungesa. Tifozët kanë qenë mbështetje e madhe, por edhe mungesat e tjera. Cardoso është në fazë rikuperimi, Junior mungon nga kartonat apo edhe Kaçe që do shohim sot në seancën stërvitore për të parë sesi do jetë gjendja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!