Skandali/ Serbët vërshëllejnë Shqipërinë në Botërorin e Boksit
Kampionati Botëror i Boksit zhvillohet në Beograd nga data 24 tetor deri më 6 nëntor 2021
Pas peripecive me ekipin e Kosovës në boks i cili u ndalua në kufi nga “milicia” serbe në tentativë për të mos e lejuar të shkojë drejt Beogradit me simbole Dardane, radha e Shqipërisë për të ndjerë armiqësinë “sportive”.
Pjesëmarrës në kampionatin Botëror të Boksit teksa eventi zhvillohet në Beograd (u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor), në parakalim ekipi shqiptar u vërshellye i gjithi.
Me mospjesëmarrjen e Kosovës, Federata e Boksit të Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të tërhiqej nga gara për shkak vendimit të Serbisë, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Federata Ndërkombëtare të Boksit (AIBA) sipas autoritetëve të boksit shqiptar merr masa drastike deri në 10 vite pezullim nga aktivitetet e saj për këdo që tërhiqet nga aktiviteti.
Sakaq, boksierët dhe delagacioni Dardan nuk janë prezent duke qenë se autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar hyrjen në shtetin e tyre me simbolet shtetërore të Kosovës.