Unikale, si u fshi derbi numër 39-të Partizani-Tirana

Precedenti i derbit numër 39-të. Partizani-Tirana përjashtohen për frymë antisportive. Fiton Dinamo e cila nuk pranohet nga UEFA për të luajtur në kompeticionet e saj.

Në biografinë e derbeve Tirana-Partizani të zhvilluara deri tani (162), në renditje mungon ai me numër 39-të. Ai nuk llogaritet madje dhe në statisika, edhe pse ndeshja kishte përfunduar, pasi përbën një precedent unikal në historinë e këtij çifti rivalësh, që na dhurojnë derbin e kryeqytetit.

Ishte viti 1967, pas përfundimit të ndeshjes Partizani – 17 Nëndori (1-2), Federata Shqiptare e Futbollit përjashton “Partizani” dhe “17 Nëndori” nga kampionati. Titulli i shkon Dinamos.

Më 24 qershor luheshin ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit kombëtar për sezonin 1966-1967. Në Tiranë, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, do të luhej tradicionalja Partizani – 17 Nëndori, siç quhej në atë kohë Tirana. Tabelën e renditjes, pas javës së 18-të e kryesonte 17 Nëndori me 33 pikë, i ndjekur nga Dinamo me 31, Partizani me 25, Besa dhe Vllaznia me 20 pikë, etj.

Në gazetën “Sporti Popullor”, të datës 27 qershor 1967, ku pasqyrohen edhe ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit kombëtar të atij edicioni, nuk pasqyrohet fare ndeshja në fjalë, Partizani -17 Nëndori (Tirana fitonte 2-1), por në vend të kronikës së ndeshjes, botohen materialet e mëposhtme… një shkrim kritik për tradicionalen dhe vendimi i FSHF-së për përjashtimin e të dyja skuadrave nga kampionati.

Skeda: Më 24 qershor 1967, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”

Partizani -17 Nëndori 1-2

Partizani: Janku, M.Gjika, S.Gjika, Dingu, Rragami, Shule, Karriqi, Shllaku, Rudi, Pano, Jashari. Trajnerë: R.Resmja e M.Ndini.

17 Nëndori: Tafaj, Frashëri, Dhales, Gjoni, Bytyçi, O.Mema, Xhaçka, Bukoviku, Hyka, Kazanxhi, Ishka. Trajnerë: M.Alla e E.Shehu./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!