Mirel Josa zyrtarisht trajner i Laçit

sportiim2

Trajneri fitues me Skënderbeun do të debutojë pikërisht ndaj ish- skudrës. Këtë të shtunë me kostumin e Laçit

Mirel Josa zyrtarisht trajneri i ri i Laçit. Lajmin për arritjen e akordit e ka pohuar vetë kreu i klubit bardhezi Pashk Laksa vetëm pak minuta më parë.

Për ‘Sportiim.al” Laska tha: “Po kam zyrtarizuar Mirel Josën si trajner të parë të skuadrës. Laçi vuajti shumë këtë pjesë të kampionatit dhe për vetë objektivat e klubit vendosa një emër të njohur të trajningut. Me Josën do të bashkëpunojmë në vijim”, ishin fjalët e presidentit bardhezi.

Në fakt, afrimi i Sero Nokës pas largimit të Dejan Vukiçeviç vetëm pak ditë para takimit Kastrioti- Laçi u duk sikur timoni teknik i kurbinasëve do të mjaftohej me emrin e ish-ndihmësit të Duros por sot, Laçi vendosi të afrojë një teknik të njohur si Josa.

?>