Shkëmbi pret kthesën në Korçë

Blendi Shkëmbi do të kthehet nesër në Korçë për të sfiduar të shkuarën e tij brilante si futbollit. Trajneri i Dinamos, në konferencën për shtyp para duelit ndaj Skënderbeut, kërkon mobilizim ng të tijë.

Do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim maksimumin, Skënderbeu vërtetë është në vendet e fundit, por në fushën e tij dhe me kundërshtarë të fortë, është i fortë”, thotë tekniku blu.

Shkëmbi:

E vështirë të karikosh skuadrën pas atij rezultati ndaj Vllaznisë?
“Ishte një humbje që nuk e prisnim, me shumë gola, por për pjesën e motivimit nuk duhej të ishte dhe të jetë problem, pasi ne kemi një grup që nuk mund t’ia lejojë vetes të gabojë dy herë rresht. Do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim maksimumin, Skënderbeu vërtetë është në vendet e fundit, por në fushën e tij dhe me kundërshtarë të fortë, ka treguar se mund të hapë probleme. Megjithatë kemi marrë masat për të bërë maksimumin”.

Si është gjendja e skuadrës para kësaj transferte?
Vazhdojmë të kemi disa probleme dëmtimesh dhe deri nesër do të shohim si do jetë gjendja e dy lojtarëve që kanë probleme, ndaj para ndeshjes do të vendosim për formacionin. Por besoj se nuk do të kemi ndryshime shumë nga ai i këtyre javëve.”

A ndryshojnë objektivat e Dinamos pas humbjes me Vllazninë?
Ne ishim duke bërë shumë mirë deri para ndeshjes me Vllazninë, pasi kishim luajtur mirë ndaj të gjithë rivalëve dhe nuk kishim humbur asnjë ndeshje. Jam kundër asaj që të ndryshojmë objektivat pas një humbjeje, aq më tepër që jemi vetëm në javën e pestë dhe ka ende shumë garë përpara”.

Skuadra kalon e para në avantazh, por nuk arrin ta ruajë…
Më vjen shumë keq që ne në shumicën e rasteve e nisim ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh, por më pas e pësojmë dhe kemi lënë shumë pikë kështu. Kam folur shumë me futbollistët dhe besoj që do të arrijmë të rikuperojmë në këtë aspekt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!