Nis e 6-ta, Teuta e Laçi në udhëtim…

Egnatia- Teuta dhe Kastrioti- Laçi dy përballjet e sotme në Abissnet Superiore për javën e 6- të kampionatit të 83-të Kombëtar të futbollit.

Në dukje duele të zakonshme por nëse hedh vështrimin te zhvillimet te kampet respektive, të katërta ekipet e elitës shqiptare, premtojnë garë impenjative.

Në Rrogozhinë, Egnatia e rikthyer në Superiore që pas edicionit 2004-2005 teksa u rrëzua në një ditë me Laçin, ngjan me një surprizë të bukur në këtë fazë të parë te sezonit të ri.

Fitorja e fundit në Laç, me vendasit, u’a ka rritur bonuset për të rivalizuar sot ndaj Teutës kampione në fuqi. Pa folur këtu për një mini derbi gjeografik. Për Teutën, humbja me Tiranën në javën e 5-të, detyrimisht ngarkon me doza impenjative ekipin e Martinit.

Në Kamëz, Kastrioti për të dytën javë pritës. Pasi mundi Skënderbeun 2-0 sot do luajë ndaj fqinjëve të Laçit. Kuptueshëm kjo ndeshje pritet të ketë adrenalinë të ndezur sportive pasi situata në tabelë, kryesisht për kurbinasit mjaft e vështirë.

Jave 6-të Abissnet Superiore:

13:45

Egnatia- Teuta

Kastrioti-Laçi (Kamëz)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!