Laçi mbërrin te fitorja, Teuta kalon në fund

Java e 6- të Abissnet Superiore:

Kamëz:

Kastrioti- Laçi 0-1 (Mazrekaj 72′)

Kastrioti nuk ia del të marrë rezultatin e dytë pozitiv në shtëpi. Përballë pas suksesit me korçarët, sot, pati Laçin i cili këtë sezon ende nuk kishte fituar. Ecejaket e kurbinasëve teksa si trajner i parë u prezantua Sero Noka duket se marrin fund vetëm në fraksionin e dytë.

Një harkim i Roganoviç në të 72-tën shkon te Guindo i cili i penguar në zonë nuk arrin të devijojë. Ndjek Mazrekaj në një ditë jo aq të mirë dhe “lan” vetën. Goditja klasike, shkon në rrjetë 0-1.

Përgjithësisht një ndeshje e luajtur me ritëm. Ndonëse bardhezinjtë ishin më prezent, kryesisht në pjesën e dytë, rastet ishin thuajse të barabartë.

Rrogozhinë:

Egnatia- Teuta 0-1 (Kallaku 80′ pen)

Skuadrës durrsake i ka mjaftuar penalltia e shndërruar në gol në minutën e 80′ nga kapiteni Sherif Kallaku.

Nuk e ka patur aspak të lehtë. Teuta në udhëtim, vuajti jo pak për fitoren ndaj rrogozhinasëve. Dueli ishte për shumë minuta i balancuar. Kryesisht në pjesën e dytë pai e para ofroi shumë raste të humbura nga Pedro Augusto.

Megjithatë,Teuta arrin te tri pikët në fushën e Egnatias duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë pikërisht në fund. Një triumf që e kthen te fitorja skuadrën e drejtuar nga Edi Martini pas asaj humbjeje ndaj Tiranës javën e kaluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Teuta pas tri pikëve të sotme ndaj Teutës ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë e cila pret Partizanin të hënën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!