Napoli 8 fitore, Barça ka ‘Fatin’, Bajern gris Leverkusenin

Nuk mjafton ecuria fantastike e Milanit në Seria A pas 7 fitoreve dhe një barazimi për kreun sepse Napoli i Spaletit është thjesht i jashtëzakonshëm.
Si kurrë në histori, napolitanët kanë pikë të plota në 8 takime duke udhëhequr kampionatin italian. Sot mundi në transfertë Torinon 0-1.
Ndërkohë ndeshja e madhe editës Juve- Roma u fitua mes kontestimesh nga bardhezinjtë 1-0. Shezni priti një penallti….
Në Spanjë Barça ia del të mposhtë Valencian 3-1 me një super Ansu Fati që kthehet të luajë me kohë të plotë.
Sakaq në Bundesligë Bajerni shpartallon 1-5 Leverkusenin me dy gola të Levandovskit dy të Gnabrit dhe një tjetër shënuar nga Myler.