Rrezikon Botërorin, Tabarez në fije të perit

Kombëtarja e Suarez, Godin, Kavanit, Valverdes në vështirësi, gati të largojë trajnerin legjendar.

Trajneri 74 vjeçar i Uruguajit, Oskar Uashington Tabarez, pritet të largohet para fundit të kontratës (2022) me përfaqësuesën nga Amerika e Jugut.

Është ‘El Pais’ e cila i referohet zhvillimëve të fundit në Federatën e Futbollit të Uruguajit.

Parë rezultatet e fundit në kualifikuese ‘Katar 2022’, ndërsa kombëtarja e famshme e Amerikës së Jugur rrezikon kualifikimin në Botëror, drejtuesit po shohin mundësinë e ndërprejes së punës pas 15 vitëve me trajnerin Tabarez.

Uruguaji pas 12 ndeshjeve në kualifikuese ka 16 pikë duke u renditur në vendin e 5-të e cila shkon në fazën play off.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!