Brdariç: Kthehemi të fortë në ‘Loro Boriçi’, të shijojmë sfidën

I ngjan një klasikjeje, Vllaznia-Dinamo të hënën. Kanë nga 6 pikë.

Tekniku i Vllaznisë Tomas Brdariç, i’u tha gazetarëve sot se Vllaznia e tij do të jetë e destinuar të bëjë mirë ndaj Dinamos nesër në duelin e orës 19:45. “Duhet të zgjidhim disa probleme, jemi në proces. Jemi të aftë për të nxjerrë një superndeshje”

Brdariç:

Duam të luajmë fort para tifozëve tanë. Një ndeshje e vështirë por që Vllaznia di si të sillet në fushë. Kemi punuar gjithë javën në mënyrë që të jemi gati ndaj një rivali të fortë si Dinamo.”

Trajneri i Dinamos ka thënë se skuadra e tij ka sulmin më të mirë…

Është mendimi i tij dhe unë e respektoj. Gjithësesi,Vllaznia futet në fushë për fitore. Për mua ka disa gjëra më thelbësore.Vendimtare është skuadra, kreyefjala është grupi, trajenret etj.”

Mungesat?

Padyshim që po. Do kryejmë disa zëvendësime, kemi më shume se 11 lojtarë. Të gjithë do të kenë mundësitë për tu aktivizuar.”

Keni pësuar 10 gola, problemi?

Mendoj se mënyra si punojme ne eshte pozitive. Do zgjidhim disa probleme. Është proces. Të jemi të përqëndruar e të mbrojmë të gjithë. Të jemi më shumë se 100% ndaj Dinamos”.

Humbjen e parë Dinamos?

Po duam tja shkaktojmë humbjen Dinamos. Ekipet janë të balancuara të tregojmë cilësitë tona. Imami ka thënë Vllaznia do të mërzitet por le të flasim pas ndeshjes.

Kemi patur probleme me kontigjentin pasi disa futbollistë nuk janë në kondicionin e duhur sportiv. Ndaj kemi një grup të zgjeruar dhe zgjedhejt do të jenë më të mirat”.

Kthimi në Shkodër…

Vllaznia kthehet pas 6 ndeshjeve në impiantin e ‘Loro Boriçi’. Mendoj se kemi përballuar me sukses takimet jashtë Shkodre dhe se nesër ndaj Dinamos njerëzit duhet ta shijojnë këtë takim në stadiumin e tyre.”, ndër të tjera trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!