Homazhet për Grillon, Duka: Dimensional i gazetarisë

Sot në ambientet e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ qindra miq, kolegë drejtues politikanë, i dhanë lamtumirën e fundit gazetarit dhe komentatorit të njohur sportiv Kosta Grillo, i cili humbi jetën pas një beteje të gjatë me COVID-19.

Në këtë cermonial-homazh, edhe drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kosta Grillos, një njeri që do ti mungojë familjarëve por edhe komunitetit të sportit në gjithë vendin.

“Është një ditë zie për të gjithë ne, komunitetin e futbollit, për median sportive, për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër apo nga ekrani Kosta Grillon, një nga figurat e gazetarisë, por i përfshirë akoma më shumë sesa në dimensionin e një gazetari apo komentatori në botën e futbollit, në marrëdhëniet me gjithë futbollin.

Në këtë periudhë kemi humbur shumë nga njerëzit tanë, fatkeqësisht, megjithëse të gjithë miqtë e tij u munduan ta mbajnë Kostën në jetë, por ishte e pamundur. Ai luftoi shumë me këtë virus që ka pllakosur botën, por nuk arriti t’ia dalë. Sot në këtë ditë vërtetë zie, i shpreh ngushëllimet e mia kolegëve, komunitetit sportiv si dhe më shumë familjes që humbën të dashurin e zemrës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, – u shpreh Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!