Lotito letër Gravinës, hiq dënimet

Gjashtë muaj më parë, Gjykata Federale Kombëtare në Itali, vendosi të pezullojë me 7 muaj presidentin e Lacios Klaudo Lotito në lidhje me parregullsitë e tamponëve në klubin e tij.

Përpos kësaj klubi lacial u gjobit me 150 mijë euro, teksa pati dhe pezullime me nga një vit për doktorët Fabio Rodia dhe Ivo Pulcini.

E gjitha pasi Lazio akuzohej për shkeljen e protokollit të COVID-19 duke testuar lojtarët dhe stafet në një klinikë në Avelino.

Ndërkaq sot sipas mediave italiane, kreu i Lacios i ka shkruar një letër presidentit të FIGC Gabriele Gravinës, atij të Ligës, Paolo Dal Pino dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit të FIGC duke kërkuar riintegrim të menjëhershëm.

Në letrën Lotito fton “të marrë parasysh vendimin e kolegjit të garancisë në Coni”, i cili zgjidh sanksionet e vendosura ndaj tij nga gjykata federale e apelit mbi çështjen e tamponëve. Seanca e radhës është caktuar për 19 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!