Fiore vendos çmim për Vlahoviç
Dushan Vlahoviç ylli i ri i Fiorentinës mund të largohet që në dimër nga Firence. Kërkesat në rritje ndaj sulmuesit 21 vjeçar nga Serbia e kanë venë në mendime kreun e vjollcëve Roko Komiso për ta shitur.
Juventus, Siti, Inter, Totenhem, Atletiko Madrid kanë raportuar interesimin ndaj sulmuesit por me shumë të ngjarë klubi italian që zotron lojtarin nuk do ta lëshojë pa 90 milion euro.
Ndërkaq gjatë qershorit lojtari u kërkua edhe nga Milan. Asokohe Komiso tha: Milan kërkon Vlahoviç? “Dëshira jonë është ta mbajmë dhe ta kënaqim atë. Nuk ka pasur asnjë takim kohët e fundit për rinovimin. Të përfundojmë sezonin dhe kur do të ketë një zhvillim, unë do të jap përgjigje në lidhje me të. Por unë do ta mbaj…”