Superkupa e Italisë, Inter- Juve kundër Ligës

Klubet duan të luajnë më 22 dhjetor në Riad ndërsa Liga kërkon 5 janarin e 2022 në Itali.
Superkupa e Italisë, Inter -Juve pritet të luhet në dhjetor ose në 5 janar. Për tu vendosur pasi dy klubet duan Arabinë ndërsa Liga zgjedh Italinë. Është Corriere dello Sport e cila shkruan lidhur me precedentin e Superkupës së Italisë.
Në fakt ende nuk ka një datë dhe vend për finalen. A do të luhet më 22 dhjetor në Riad apo në 5 janar në Itali (alternativat Romë ose Milano)?.
Prej ditësh dy klubet së bashku me Federatën e Arabisë Saudite po bëjnë presion për një ndeshje para Krishtlindjeve në kryeqytetin arab. Liga e Italisë mendon për Olimpico ose San Siro si një alternativë (por a do të pranojë Juve të luajë në shtëpinë e Interit?)
Liga kundërshton zgjedhjen e Riadit sepse të drejtat e Seria A nuk janë shitur në atë zonë por dhe vonesa e kërkesës është një argument për ta shmangur Riadin.
Ndërkaq, Arabia Saudite ka ofruar 200 milion euro për një kontratë “Final 4” të Superkupës së Italisë për tri vitet e ardhëshme. Përfshihen dy fituesit e trofeve kryesorë dhe finalistja e Kupës por dhe vendi i dytë në Seria A.