Egnatia shënon në shtesë, vjen fitorja e parë

Java e 4-ët: Egnatia- Kastrioti 2-1

Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Kastriotit për javën e katërt të Abissnet Superiore prodhuan emocione, penallti, kartonë të kuq, tension dhe në fund rezultatin teknik 2-1 për vendasit.

Goli i fitores për Egnatian erdhi në minutat shtesë duke i hequr krutanëve mundësinë e një pike pikërisht në ditën kur klubi mësoi humbjen e jetës së ish- futbollistit Kujtim Rama. Ish-portieri i viteve 70-të, figuron babai i zëvendës trajnerit aktual të Kastriotit Gëzim Rama.

Sakaq, pas kësaj ndeshje Egnatia ngjitet në kuotën e 5 pikëve ndërsa krutanët mbetën në fund me 1 pikë.

Egnatia- Kastrioti 2-1

24′:1:0 Shenon Egnatia. Pedro Augusto me penallti

59′ Gol Kastrioti shenon Ajazi pas gafes se portierit Puja 1-1

93′ Gol Egnatia shënon Pedro Augusto për 2-1 final

Formacionet:

Egnatia: 

Puja, Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Allmuça, Agbekpornu, Iseni, Telushi, Imeri, Çyrbja, Pedro Augusto. Tr: Gugash Magani.

Kastrioti:

Sali, Reçi, Dida, Rami, Grgiç, Prodani, Karakaçi, Mëllugja, Basha, Çela, Mudrazija. Tr: Ramazan Ndreu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!