Ronaldo? Rekordin e mban Toti


Si sot më 30 shtator 2014, Francesko Toti hyri në histori duke u bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

Përgatiti: Isuf Myrtaj

Ronaldo shënoi të mërkurën golin e triumfit (Junajtid-Vijareal) duke treguar se mosha 36 vjeçare e një kampioni të tillë, nuk vlen. Por pikërisht si sot, më 30 shtator 2014 Francesko Toti hyn në histori duke u bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

Ndodhi në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Mançester Sitit në stadiumin Etihad. Kapiteni legjendar i Romës shënoi ndaj ‘Qytetarëve’ duke qënë 38 vjeç e 3 ditë.

Italiani ka thyer kështu rekordin e Rajan Gigs, i cili më 14 shtator 2011 kishte vendosur rekordin duke shënuar me 37 vite e 289 ditë mbi supe.

Me një goelador me permasa botërore si Kristiano Ronaldo ende në aktivitet teksa ka thyer çdo rekord, Toti ndihet krenar me arritjen e tij. Së paku çdo 30 shtator…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!