Derbi/ 111 vite më parë ‘Madonina’ në Zvicër

Më 18 tetor 1908 u luajt derbi i parë milanez në histori. Çuditërisht, jo në Milano dhe as në Itali: Milan-Inter ka lindur në Kiaso të Zvicrës dhe ishte e vlefshme për ‘Kupën Chiasso’.

Një turne i fituar nga Milani në dy edicione. Për kushërinjtë zikaltër, 1908-ta figuroi edicioni debutues.

Inter kishte fare pak kohë që ishte themeluar si klub pasi në total numëronte vetëm shtatë muaj në aktivitet.

Ndërkaq takimi ishte i limituar prej 25 minutash. Ndeshja u fitua nga Milani 2-1 falë golave ​​të Lana dhe Forlano për kuqezinjtë dhe Payer për Interin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!