Gëtze mbetet në ‘Eredivisie’, PSV e mban…

Mario Gëtze ka rinovuar kontratën e tij me PSV Eindhoven në kampionatin holandez. Mesfushori gjerman, 29 vjeç, është rikthyer në Holandë: 6 gola në 25 paraqitje sezonin e kaluar dhe tani me startin e Eredivisie ka realizuar 4 gola në 10 ndeshje.

Për më tepër PSV i ka zgjatur kontratën. Marrëveshje e cila vlen deri në vitin 2024.

“PSV është një klub i madh dhe unë mund të punoj këtu me një trajner të madh dhe staf mbështetës. Gjithashtu, atmosfera që rrethon ekipin tonë është shumë e këndshme. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj karrierën time të futbollit këtu. Ne mund të përmirësohemi më tej dhe unë dua të jem pjesë e kësaj rruge “, tha gjermani pasi zgjatjes së kontratës me holandezët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!