Roberto Martinez ftesë nga Barça…

Mediat iberike raportojnë se Laporta ka kontaktuar trajnerin e kombëtares së Belgjikës.

Me Ronald Koeman gati për të lënë Barcelonën, Laporta president ka gati emrat për të sjellë në krye të stolit të klubit të tij. Preferenca Ksavi duket i pamundur ndërsa së fundi dulet se trajneri aktual i Belgjikës ka kaluar në krye të listës. Gjithnjë nëse holandezi do shkarkohet.

Në këto kushte, treni që të çon te Martinez duhet kapur menjëherë. Klubi Blaugrana’ ka qëllim të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm, kështu që nëse trajneri refuzon ofertën nuk do të ketë një shans të dytë për ë marrë Barçën.

Kësisoji, pas pesë vitesh në krye të Belgjikës, spanjollit 48 vjeçar mund t’i ketë ardhur rasti për të provuar përsëri me një klub. Më herët ai ka trajnuar Everton, Vigan dhe Svansea në ishull.

Ndërkaq, kontrata e spanjollit me belgët përfshin një klauzolë prej 1.8 milion euro, një shifër që klubi katalanas nuk do ta kishte problem për ta paguar në arkën e Federatës belge./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!