Shaland para Spanjës: Duhet strategji speciale

Ndeshja Kosovë – Spanjë, e vlefshme për “Katar 2022”, do të luhet të mërkurën në “Fadil Vokrri” duke nisur nga ora 20:45

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland në konferencën për shtyp para ndeshjes me Spanjën për kualifikueset e Grupit B të zonës europiane për Botërorin e ardhëshëm, theksoi rëndësinë që ka mënyra sesi do të mbrohet Kosova ndaj një rivali mjaft të fortë si iberkët e Luis Enrikes.

“Është e qartë se është shumë e vështirë jo vetëm për Kosovën të luash ndaj Spanjës. Kishin 76% zotërimin e tipit ndaj Suedisë, por në fund rezultati ishte 2-1 për suedezët. Është një ndeshje e veçantë ndaj Spanjës, por duhet të mbrohemi.

Përballë tyre duhet të mbrohet edhe Italia, Kroacia… çdo skuadër. Por nëse mbrohesh shumë shumë mirë dhe tregohesh shumë i shpejtë në fazën tranzitore të lojës, mund t’u shënosh. Nuk mund të thuash se do të fitojmë përballë Spanjës, por mund ta mendosh. Kosova duhet të zhvillojë një ndeshje të jashtëzakonshme. Nuk është një ndeshje normale, është e jashtëzakonshme.”

Tekniku i ‘Dardanëve’ mendon se në momente të veçanta të lojës, Kosova mund t’i bëjëpresion Spanjës.

“Çështja nuk shtrohet çfarë duam të bëjmë, por çfarë mund të bëjmë, si mund të sulmojmë pa top. Shpresoj të jemi një skuadër ofensive në fushë në momente të veçanta.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!