Broja e nis me dy gola te Sauthempton
Armando Broja i dërgon një mesazh ‘dy zanor’ Edi Rejës vetëm pak ditë nga ndeshjet kualifikuese të Grupit I për ‘Katar 2022.
Sulmuesi shqiptar ka bërë një debutim ëndrrash me Southempton në një transfertë për Kupën e Ligës ndaj Njuport.
Trajneri i ‘shënjëtorëve’ Ralf Hasenhutl, i dha një bluzë titullari sulmuesit të huazuar nga Çelsi dhe 19 vjeçari shqiptar kthehet në protagonist absolut teksa shënon golin e parë dhe të 6-të në fitoren 0-8 ndaj inferiorëve të Njuport.
Ndërkaq veç komplimenteve të marra nga stafi teknik i skuadrës së re, Broja ka tërhequr shpejt edhe vemendjen e klubit ‘mëmë’. Çelsi fill pas suksesit të sulmuesit i ka dedikuar një Twet.