Klubet angleze njëzëri: Askush me kombëtaret në shtator

Klubet e Premier Ligës kanë vendosur sot njëzëri, të mos i japin lojtarët për ndeshjet ndërkombëtare në vendet e përfshira në listën e kuqe me Koronavirus.

Vendimi i klubeve – lexohet në një postim- i mbështetur fuqimisht nga Premier League, do të zbatohet për pothuajse 60 lojtarë nga 19 klube në ligën kryesore angleze, të cilët pritet të udhëtojnë në 26 vende në listën e kuqe në hapësirën ndërkombëtare në shtator.

Diskutime të gjera janë zhvilluar si me FA ashtu edhe me Qeverinë Britanike për të gjetur një zgjidhje, por për shkak të problemeve të vazhdueshme të shëndetit publik në lidhje me udhëtarët që vijnë nga vendet e listës së kuqe, nuk janë dhënë qartësime.

“Karantinimi pas ndeshjeve nënkupton se futbollistët nuk mund të rekuperohen në gjëndje optimale dhe ky përbën problem” tha Richard Masters, CEO i Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!