Kushi pret kampionët e botës në Boks…

Ferit Keta u shpall kampion bote në disiplinën e Kickboksit për Federatën IKFB. Në Bashtovë një javë më parë, 32 vjeçari nga Bulqiza, i dha një medalje Botërori Shqipërisë teksa mundi në Kickboks holandezin Blokland duke entuziasmuar afro 2 mijë ndjekës prezentë e miliona nëpër botë.

Sot kampionët, Ismail Keta, Gjetan Keta dhe Ferit Keta u pritën në Ministrinë e Sportit nga ministria Evis Kushi.

Kushi asistoi në Bashtovë për të inkurajuar sportistët tanë në eventin e rastit ndërsa dorëzoi gjerdanin e kampionit të Botës Ferit Ketës. Sot shkroi kështu në ‘Facebook’:

Postimi:

“Kisha kënaqësinë e veçantë të mirëprisja në Ministri Vëllezërit Keta, tek të cilët spikat jo vetëm talenti dhe pasioni për sportin, por edhe puna, vullneti dhe sakrifica për të arritur majat e suksesit.

Njëri prej tyre, Feriti, sapo u shpall pak ditë më parë kampion bote në Kick-box, në eventin madhështor në Kalanë e Bashtovës. Ata janë model frymëzimi për të rinjtë shqiptarë edhe për vlerat e larta njerëzore dhe kontributin në mbështetjen e talenteve të reja. Pikërisht këto vlera i bëjnë ata akoma më shumë kampionë.Krenare për sportistët shqiptarë!”,shkruan Kushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!