Trajneri i ri/ Laçi zgjedh nga pista malazeze

Vukiçeviç drejtoi nga korriku 2019 deri në tetor 2019 Feronikelin. U shkarkua nga Naser Ramaj për mungesë rezultatesh.
‘Sporti im.al’ e zbuloi dy ditë më parë. Pasuesi i Duros do të vinte nga Mali i Zi por nuk ja doli të pikasë me emrin të cilët krerët bardhezinj me arsye dukshëm profesionale e mbajtën sekret.
Por sot Laçi ka zbadhur emrin i cili do duhet të nisë nga puna të enjten. Bëhet fjalë për malazezin Dejan Vukiçeviç, i cili ka arritur akordin me klubin bardhezi.
Tekniku 53-vjeçar ka një karrierë të pasur në pankina. Ai ka drejtuar kryesisht në Malin e Zi, por ka provuar edhe drejtimin e skuadrave si Feronikeli në IPKO duke punuar pak muaj e ikur si i dështuar. Ekpseriencë ka pasur edhe në Lituani, Moldavi dhe Serbi.