Llapi surprizon Prishtinin, fiton Superkupën

Për herë të parë sistemi VAR në një sfidë në Kosovë.

Superkupa e Kosovës: Prishtina- Llapi 1-3 (pas kohës shtesë)

Finale dramatike për Superkupën e Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit të Podujevës. Dueli i nisur në 20:45 në ‘Fadil Vokrri’ u desh të shkonte përtej lojës së rregullt prej 90′.

Në pjesën e dytë Oto Xhon kaloi përpara vendasit në të 66-ën ndërsa në fund Llapi barazoi në të 86′ përmes një penalltie të kthyer në gol nga Alidema.

Ndonëse skuadrat luajtën me nga një futbollist më pak, në shtesë Prishtina pati një tjetër futbollit të dëbuar nga fusha. Megjithatë ekipi i Llapit me Valmir Veliun kishte kaluar paraprakisht përpara në të 101′-ën ndërsa në fund (114′) sërish me penallti Alidema realizoi për podujevasit e Llapit. Kësaj radhe penalltia mjaft e kontestuar nga drejtuesit e Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!