Laporta ngre alarmin, Barcelona 481 milion…

Laporta për lamtumirën e Mesit. “Gjithçka që duhet t’i them Mesit është se ne kemi mirënjohje të përjetshme për të. Ka qenë një histori dashurie mes Mesit dhe Barçës.”

Pas akuzave të rënda të ish -presidentit Bartomeu, Joan Laporta ka thirrur një konferencë shtypi për të shpjeguar krizën e Barcelonës. “Menaxhimi i mëparshëm është i pafalshëm dhe na ka lënë me një realitet dramatik financiar. Që nga 21 Mars 2021, borxhi i klubit ishte 1350 milion euro. Ne do ta mbyllim bilancin me një humbje prej 481 milion”.

Situata ka gjetur shpjegim edhe te mediat sportive të cilat shkruajnë sot:

Sporti
“Kundërsulon Laporta: ‘Bartomeu e shkatërroi Barcelonën'”
Presidenti i katalanasve shpjegon se klubi ka 1,350 milionë borxhe dhe 481 milionë në deficit:

“Situata është katastrofike dhe shumë shqetësuese, por ne do ta ndryshojmë atë. Do të kërkojmë zgjidhje për të pastruar përgjegjësitë. Gjesti i Pikue ishte i jashtëzakonshëm. Kapitenët e tjerë do ta ndjekin atë. Mesi ishte i trishtuar, por ne morëm vendimin e duhur. Tani e shoh atë të lumtur. Për të bërë blerje, duhet të ketë shitje. Merkato mbyllet më 31 gusht”.

Prima Pagina Sport 17/08/2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!