Bajern triumfon në Superkupë

Superkupa e Gjermanisë: Dortmund- Bajern 1-3

Nagelsman fiton trofeun e parë në krye të stolit të Bajern Mynih

Në ‘Iduna Park’ të Dortmundit, bavarezët e Nagelsman ia dalin të mundin verdhezinjtë vendas në shifrat 1-3.

Për herë të dytë radhazi dhe të nëntin në histori, Bajern arrin të fitojë Superkupën e Gjermanisë. Ndaj Dortmundit sot, fitoi përmes dy golave të shënuar nga Robert Levandovski dhe një nga Tomas Myler.

Për Dortmund realizoi një supergol Marko Rois. Nga ana e tij, Dortmund pa ti anuloheshin dy gola të Haland i cili sot u pa disi nervoz. Akanji fajtor te goli i tretë me atë gabim trashanik në largimin e topit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!