U zgjidh, Mesi mes Parisit…

Më në fund, mbërriti! “Ici c’est Paris”, shkruhet në fanelën e Mesit.

Të mërkurën në stadiumin ‘Parco dei Princes’, do të ketë një konferencë për shtyp, ku do të bëhet edhe prezantimi i Lionel Mesit

Pasi është nisur në orën 14:00 nga Barcelona, ylli argjentinas Lionel Mesi ka arritur në Paris në aeroportin “Le Bourget”, i cili që nga e hëna në mbrëmje, është i rrethuar nga disa qindra tifozë të PSG.
Ish-sulmuesi ‘Blaugrana’, me të mbërritur ka dalë në një dritare të aeroportit për të përshëndetur fansat e tij të rinj, me një bluzë mbi të cilën shkruhej: “Ici c’est Paris” (Ky është Parisi).

Pritet që Mesi, pas përfundimit të kontrollit mjekësor, në mbrëmje të nënshkruajë kontratë të re me PSG, që do ta mbanë atë për dy vite në këtë skuadër me opsion zgjatjen edhe për një vit.

Sipas mediave franceze, të mërkurën në stadiumin ‘Parco dei Princes’, do të ketë një konferenca për shtyp, teksa mes një protokolli special do të bëhet edhe prezantimi i Leo Mesit. Për herë të parë në rang klubi me një fanellë ndryshe nga Blaugranet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!