Shqipëria mbyll Olimpiadën, Gega e 13-ta

Luiza Gega mbyll e 13-ta në vrapimin 3000 metra me pengesa në ‘Tokio 2020’. Një garë e cila nisi jo mirë dhe u mbyll e tillë me atletën shqiptare e cila duhet përgëzuar për pjesëmarrjen.

Në këtë finale e para për Shqipërinë, rivalet ishin dukshëm superiore.

Ugandezja Çemuntai arriti medaljen e artë. E dyta u rendit surprizisht amerikanja Frerish ndërsa e treta Kiyeng nga Kenia.Gega erdhi në finish teksa pas shpine la vetëm dy atlete dhe një të tretë që u tërhoq nga gara.

Kësisoji, nëse merret si sukses arritja për të kapur finalen, Shqipëria në këtë Olimpiadë dështoi totalisht. Nga 9 sportistët kuqezinj, ai që bëri mjaftueshëm mirë ishte shtangisti Briken Calja (vendi i 4). Skandali me mungesën e trajnerit të tij, ka hyrë turpshëm në librin e një Olimpiade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!