Asllani dhe Suedia të dytët në Olimpiadë

Kosovare Asllani, shqiptarja e Real Madrid, zhgënjeu në gjuajtjen e parë të penalltisë me uniformën e Suedisë në finalën e sotme ndaj Kanadasë.

Në ‘Tokio 2020’, përfaqësuesja e futbollit të femrave të Kanadasë fitoi medaljen e artë në finale dramatike pas gjuajtjeve të 11-metërshave.

Ishte pikërisht Asllani ajo që pas barazimit 1-1 (pas 120 minutave) i “mbylli” rrugën skandinavëve për të vajtur te medalja e artë.

Suedezët dështuan në 4 nga 6 penalltitë e ekzekutuara, ndërsa kanadezet shënuan një më shumë duke merituar vendin e parë në podin e futbollit olimpik për femra. (3-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!