Spanjë-Brazil, finalja Olimpike e Tokios

Gjysmëfinale ‘Tokio 2020’: Japoni- Spanjë 0-1 (115′ M. Asensio)

Do të jetë Spanjë- Brazil finalja Olimpike e ‘Tokio 2020’. Në datën 7 gusht ora 13:30 me orën europiane. Sikundër Brazli që kaloi me vështirësi me penallti Meksikën edhe Spanja u desh të djerësinte goxha për të kaluar vendasit e Japonisë.

NJë gol manual i mesfushorit të Real Madrit Marko Asensio në të 115-ën pas asistimit të Orjazabal i ka vënë vulën gjysmëfinales së dytë të ditës.

Një finale e gjitha për tu ndjekur. Me Unai Simon, Orjazabal, Dani Olmo, Pedri, Asensio, Pau Torres te Spanja dhe Dani Alves, Riçarlison, Klaudinjo, etj te Brazili, duket sikur kjo finale Olimpike njësohet me një Botërori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!