Pllumb Yzeiri nga Brukseli: Laçi i frikshëm, Anderleht në krizë…

Përgatiti: Isuf Myrtaj

Me fanelën e Laçit në vitet e arta futbollistike mesfushori i linjës së majtë Pllumb Yzeiri (57), u ngjit lart në karrierë aq sa Partizani i madh i vitëve 1980-90 e rrembeu nga kurbinasit për ta pasur në forcë.

Me të kuqtë pas një ndeshjeje me Fenerbahçe të Turqisë (1985 Kupa UEFA) fill pas ndeshjes, Yzeiri së bashku me porierin Perlat Musta, u vlerësuan me notë maksimale. Turqit listuan emrin e tij…

Sot ‘Kareka’ (pseudonimi i Yzeirit gjatë kohës që luante futboll) jeton në Bruksel me familjen e tij. I kontaktuar nga ‘Sporti im.al‘ lidhur me gjendjen e belgëve, rivalit të ish-skuadrës së tij Laçit në Conference League, ish- futbollisti elitar befason duke treguar një foto të fundit me uniformën e Anderlehtit.

Pllumb si shtyhet jeta në Bruksel?

‘Si në Bruksel në kryeqytetin europian. Aty ku gjithçka është laboratorike. Punë, rregulla dhe standart i lartë qytetarie e jetese.

Kjo uniformë e Anderlehtit veshur?

“Nuk kometoj këtë pjesë sepse ka konflikt interesi. Shaka. Luan me skuadrën time të zemres dhe kjo bluzë duhet të karikojë Laçin. Mund t’ja dalin.”

Laçi juaj i dikurshëm sot rival me Anderlehtin…befasi?

Jam befasuar nga ecuria e ish-skuadrës time. Duket skuadra e çudirave. Meritë që nuk i kanë ikur shkollës së dikurshme. Ka shpirt gare dhe të jep emocion kur e sheh në fushë në nivele europiane. Shpesh i frikshëm. Duro ka bërë punë kolosale. Pashku (presidenti i klubit) është mahnitës, një arkitekt i vërtetë për mirëfuksionimin e një klubi.”

Cfar duhet të bëjë Laçi nesër ndaj gjigandëve belgë…?

Hëm…janë më dobët se kurrë në historinë e tyre. Kam miq këtu në Bruksel, dhe në bisedë të lirë më thanë që Anderleht luan me një ekip shqiptar. Kur iu tregova se Anderleht luan me ish ekipin tim u stepën. Të habitur në maksimum ata ndoqën edhe një set fotografish të miat me bardhezinjtë. Iu thashë që Laçi ka shpirt të lartë gare. Aq.

Laçi? Para së gjithash të luajë si di. Ndaj Podgoricës dhe Universitatea Krajovë ka treguar se është një superfuqi e futbollit aktual në Shqipëri. Të luajë pa frikë dhe të shfytëzojë mundësitë. Fundja po luajnë në turin e tretë kontinental. E kanë fituar ‘ndeshjen’ e tyre.”

Do e shihni ndeshjën?

“Po po nesër para ekranit ndërsa në 12 gusht në Bruksel do ti shoh në stadium.Kuptohet si pjesë e delegacionit laçian (qesh). Një komplimet edhe për Teutën që sikusrse Laçi garon ende në Conference League. Uroj më të mirën.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!