Akrapoviç merr timonin e Shkëndijës

Trajneri boshnjak zëvëndëson Ernest Gjokën te klubi tetovar.

Bruno Akrapoviç 53 vjeç, emërohet në krye të Shkëndijës së Tetovës në Maqedoni të Veriut. Boshnjaku ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me klubin tetovar.
 Në fakt ky bashkëpunim i ri, përbën një rikthim te Shkëndija. Akrapoviç e ka drejtuar ekipin në periudhën dhjetor 2015-tetor 2016.

Akrapoviç në prezantim për mediat: “Mendoj se pas eliminimit nga këto ndeshjet e fundit duhet që theksin ta vendosim në motivin e futbollistëve, në kthimin e një ritmi për të mundur ta tregojnë cilësinë e tyre që sigurisht se e kanë.”

Postimi i klubit:

” Tekniku boshnjak Bruno Akrapoviç është trajner i ri i Shkëndijës, duke u kthyer në taborin kuq e zi pas 5 viteve. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!