‘Xhaxhi’: Dinamo nuk ka nevojë për të tjerët…

Ikona e gjallë e Dinamos ish mbrojësi energjik dhe drejtuesi teknik në të shkuarën Faruk Sejdini, ka deklaruar për ‘Dinamo 1950’ se Dinamo nuk ka nevojë për të tjerë por të tjerë kanë nevojë për Dinamon.

‘Xhaxhi’ thotë se klubi blu ka një mal me trofe dhe të gjithë e duan jo vetëm për ti marrë pronat ( siç kanë bërë në të shkuarën në fakt) por dhe për ta shfrytëzuar

Postimi:

” Mendoj se Dinamo nuk ka nevojë të kërkojë shumë, Dinamon e kërkojnë sepse është një klub që ka shumë kampionate, kupa, histori, ka një cv të vetën të cilën e dëshiron çdokush. Si pjesë e këtij klubi prej vitit 65 jam dëshmitar okular i gjithçkaje ka ndodhur me Dinamon, keqardhja e madhe është që trofetë e fituar sot nuk ekzistojnë më, nuk e gjen një klub tjetër që të mos i ketë trofetë e fituar, kjo vjen sepse ujqërit kishin qëllim ta zhduknin fare Dinamon si klub dhe në terrenet e klubit të ndërtoheshin pallate apo zyra. E ritheksoj se Dinamo nuk ka nevojë për të tjerët aq sa kanë të tjerët për Dinamon. Dinamo është historia e futbollit shqiptar, nuk mund të zhvillosh kampionat pa ekipin i cili është parcelë rendimentesh në futbollin shqiptar.Faruk Sejdini “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!