Alioski mesazh Lidsit: Për ju gjithmonë dashuri

Futbollisti vonon por nuk harron të falenderojë ish skuadrën dhe tifozët e tij në Angli

Prej disa ditësh,futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski është futbollist i skuadrës “Al Ahli” në Arabinë Saudite.

Ish-futbollisti i Lidsit në Premier League, firmosi kontratën 2 vjeçare me Al Ahlin, për të cilën do të përfitojë 5.4 milionë euro në total.

Sot ka ardhur edhe mesazhi mjaft i ndjerë i shqiptarit me adresë klubin e Premier League.

Measzhi i Alioskit për Lids:

E dashur familje Leeds United, lamtumira është një nga gjërat më të vështira në jetën time. M’u desh pak kohë për të kthyer faqen. E kuptoj sa me fat jam që kam diçka që e bën kaq të vështirë të them lamtumirë. Ky mesazh është për ju, nga fundi i zemrës sime. Gjithmone dashuri”, shkruan Alioski.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!