Sot/ Prishtina ndaj kampionës së Uellsit me…tifozë

Liga e Konferencës: Prishtina- Konah’s Kuei Nomads 18:00

Prishtina- Konah’s Kuei Nomads është ndeshja e ditës sot për skuadrat shqiptare në kontinent.

Për këtë takim të vajtjes në Conference League, në kampin prishtinas janë besimplotë se mund tja dalin me skuses.
Trajneri Zekerija Ramadani është shprehur se pret fitore sot në duelin e orës 18:00 parashikuar për tu zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.

Si Prishtina ashtu dhe kampionia e Uellsit u eleminuan javën e kaluar respektivisht nga Ferencvarosh dhe Alashkert në Champions.

E veçanta e pasdites në impiantin e kryeqytetit të Kosovës lidhet me eventualitetin e shumë tifozëve vendas me mundësi akomodimi në ‘Fadil Vokrri’.

Raportimet e fundit nga Prishtina, flasin për radhë të shumta në sportele ku shitën bileta të kësaj ndeshjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!