Teleteksti i mbrëmjes….

727: Shqipëria në futboll për femra është mundur 1-2 nga Turqia në testin e luajtur sot pasdite në ‘Elbasan Arena’

727: Kristi Vangjeli pranë firmës me Prishtinën në Ipko. Te bardheblutë e Kosovës rigjën Gent Muçën.

727: Granit Xhaka, kapitei i Zvicres, përfshihet në formacionin më të mirë të Euro 2020. Ishte përzgjedhja e UEFA-s.

727: Nga Argjentina vjen një propozim special. ‘Superkupa Maradona’ është ideja e hedhur në treg nga mediat argjentinase. Shtyrë nga fitimi i tofeut në Copa America, por dhe me Italinë fituese të Kampionatit Europian teksa Maradona lidhi në të shkuarën, e bën interesante idenë.

727: Peticionet ishin risi absolute e këtij Europiani. Anglezët kanë nisur të mbledhin firma për përsëritje të finales pasi sipas tyre, Kuipres, ka favorizuar hapur Italinë.

727: Kampionët e Italisë në ‘Euro 2020’ mbi autobuz të hapur, kanë kryer tërë ditën sot përshendetje në Romë dhe gjetkë.

727: Portieri i Italisë, Xhixhi Donaruma, është shpallur lojtari më i mirë i Europianit, ndërsa futbollisti më i mirë i finales ishte Leonardo Bonuçi.

727: Kristiano Ronaldo fiton ‘Këpucën e Artë’ të Europianit me 5 gola. 109 golat me përfaqësuesen dhe rekordmen me 14 gola në Europiane.

727: Asistuesi i Angel Di Marias në golin e triumfit ndaj Brazlit, Rodrido De Paul është zyrtarisht lojtar i Atletico Madrid. Mesfushori argjentinas i Udinezes ka mbërritur sot në Madrid ndërsa ka firmosur me skuadrën e Atletikos deri më 30 qershor 2026.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!