Xhonson letër Sauthgejt: Në emër të kombit…sillni trofeun

“Unë do të doja të ju përgëzoja ju dhe të gjithë lojtarët për paraqitjet dhe rezultatet tuaja të pabesueshme në këtë Euro 2020. Ju tashmë keni bërë histori”.

Disa orë para finales me Italinë në Wembley, Kryeministri Britanik Boris Xhonson i shkroi një letër trajnerit të ‘Tre Luanëve’, Garet Sauthgejt.

Ju e çuat Anglinë në finalen e një gare të madhe ndërkombëtare. Për shumicën e njerëzve në këtë vend, kjo është hera e parë që prekin një arritje të tillë. Ju keni formuar një grup të bashkuar, energjik, ku qëndrueshmëria dhe puna në ekip duken dhe shkëlqejnë.

Në gjithçka që bëni. Ju keni ngritur shpirtra në të gjithë vendin dhe ne e dimë se mund ta ngrini edhe atë trofe. Nuk jemi vetëm duke shpresuar apo lutur. Ne besojmë te ju Garet dhe në ekipin tuaj të pabesueshëm. Në emër të të gjithë kombit, paçi fat, me lojë të mirë dhe çojeni kupën në shtëpi!”,shkruan Kryeministri anglez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!