UEFA dënon Hungarinë për racizëm
I dha bukuri e gjallëri me tifozët në ‘Pushkash Arena’ (67 215 mijë kapaciteti) por Hungaria merr dënimin e rëndë nga UEFA për racizëm gjatë Europianit.
“Hungaria do të duhet të luajë tre ndeshje me dyer të mbyllura, përveç që do të paguajë një gjobë prej 100,000 euro për” sjelljen diskriminuese të tifozëve të saj.
UEFA ka vendosur kështu të ndëshkojë sjelljen e tifozëve hungarezë, fajtorë për fillimin e thirrjeve raciste kundër lojtarëve me ngjyrë të Francës gjatë takimit të Euro 2020 në Budapest më 19 qershor.
UEFA gjithashtu hetoi banderola homofobike dhe pankarta të shfaqura nga tifozët gjatë ndeshjeve të raundit të parë kundër Portugalisë dhe Gjermanisë.